leoni

Kryetari Nura ka marrë pjesë në ceremoninë e vënies së gurthemelit për ndërtimin e xhamisë në qytetin e Skenderajt

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, dhe nënkryetari Sami Lushtaku kanë marrë pjesë si të ftuar në ceremoninë e vënies së gurthemelit për ndërtimin e xhamisë në qytetin e Skenderajt, e cila do të ndërtohet nga kompania Syla Group, për të cilin projekt Komuna e Skenderajt ka ndarë parcelë, pas kërkesave të Këshillit të Bashkësisë Islame dhe besimtarëve të besimit islam. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë edhe personalitete të tjera, si kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, kryemami i KBI-së në Skenderaj, hoxhë Ibrahim Hoti, komandantë e ish-gjeneralë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, anëtarë të Kuvendit Komunal dhe të ftuar tjerë.

May be an image of 4 people and crowd

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …