Kryetari amerikan Joe Biden, paralajmëron Iranin në rast se kundërpërgjigjet për sulmin vdekjeprurës ajror izraelit ndaj kompleksit të ambasadës iraniane, në Damask. Gjatë një bisede me gazetarët pas një fjalimi virtual të mbajtur për një aktivitet që zhvillohej në qytetin e Nju Jorkut, presidenti Biden paralajmëroi Iranin të mos ndërmarrë veprime dhe tha se “jemi të përkushtuar për mbrojtjen e Izraelit. Do ta mbështesim Izraelin. Do të ndihmojmë për mbrojtjen e Izraelit dhe Irani nuk do të ketë sukses”. Komentet e presidentit Biden pasuan deklarata të ngjashme mbështetjeje nga zyrtarë të lartë amerikanë të mbrojtjes dhe të diplomacisë gjatë ditëve të fundit dhe ndërsa ushtria amerikane po merr masa për t’u siguruar se rritja e tensioneve mes Izraelit dhe Iranit nuk do ta përfshijë Lindjen e Mesme në një luftë më të zgjeruar.
Kontrolloni gjithashtu
Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027
Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
