Irani ka thënë se sulmi ndaj Izraelit është përgjigje kundër sulmit të Izraelit ndaj konsullatës iraniane në Damask

Irani ka thënë se sulmi ndaj Izraelit është përgjigje kundër sulmit të Izraelit ndaj konsullatës iraniane në Damask. Misioni i Përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara në Nju Jork ka thënë se sulmi ishte një përgjigje ndaj “agresionit izraelit kundër objekteve tona diplomatike në Damask”. Në deklaratë po ashtu thuhet se për Iranin çështja konsiderohet e përfunduar. “Sidoqoftë, nëse regjimi izraelit bën një gabim tjetër, përgjigjja e Iranit do të jetë dukshëm më e ashpër. Është një konflikt midis Iranit dhe regjimit mashtrues izraelit, nga i cili Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të qëndrojnë larg!”, thuhet në deklaratën e Misionit të Përhershëm të Iranit në Kombet e Bashkuara në Nju Jork të postuar në platformën “X”.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu: Mosrespektimi i thirrjeve të Prokurorisë nga kryeministri dëmton besimin në sundimin e ligjit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar kryeministrin për mosparaqitjen para Prokurorisë, …