Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Hasani: Zgjidhja më e mirë e bllokades është që vendi të shkojë në zgjedhje të reja

Koalicioni është duke dështuar të marr vendime në Parlamentin e Kosovës. Kjo për shkak se deputetët e nuk po marrin pjesë rregullisht në seance. Për të zgjidhur këtë bllokadë, deputet i PDK’së, Nait Hasani po kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme. Një kërkesë të tillë, prej kohësh, opozita e ka artikuluar edhe përmes protestave. Mos funksioni i Kuvendit të Kosovës nga vjeshta e kaluar ka bllokuar jo vetëm kushtin që duhet votuar për liberalizim të vizave, Demarkacionin, por edhe ligjet e tjera. Në seancat plenare, partnerët e koalicionit nuk po janë fare prezent për t’i shqyrtuar dhe votuar projektligjet e reja. Përplasjen më të madhe në këtë mandat e kanë pasur këtë të premte, derisa kanë prezantuar argumentet pro dhe kundër Projektligjit për investime strategjike. Sipas deputetit të PDK’së, Nait Hasani zgjidhja më e mirë e kësaj bllokade është që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …