AKS

Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe kthehet si kusht për anëtarësim të Kosovës, në Këshillin e Evropës

Raporti i fundit nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës  bën të ditur se ka kushtëzuar  themelimin e Asociacionit të  Komunave me Shumicë Serbe, për anëtarësim në Këshill të Evropës.  Qeveria e Kosovës po përballet me sfida të reja, pasi ndihma e nevojshme për anëtarësim në Këshill të Evropës duket se është në rrezik për shkak të pikës së diskutueshme të Asociacionit. Me propozimin e amandamentit nga delegacioni italian në Asamblenë Parlamentare, duket se shansi për anëtarësim në Këshill të Evropës po varët nga rezultati i votimit të sotëm. Amandamenti, i cili besohet të ketë mbështetjen e vendeve të QUINT-it, mund të vendosë kushtet për hapjen e procesit të themelimit të Asociacionit. Nëse amandamenti i propozuar nga Italia kalon, duket se Kosova do të jetë e detyruar të hapi procesin për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Kjo bën që situata të jetë ende e pasigurt dhe sfiduese për udhëheqësit e Kosovës, me këtë çështje delikate.

Kontrolloni gjithashtu

Turqia e vlerëson vendimin e gjykatës së BE-së si një sulm ndaj të drejtave të grave myslimane

Rexhep Tajip Erdoğan: Netanyahu dhe bashkëpunëtorët në gjenocid do të japin llogari për çdo pikë gjaku që kanë derdhur

Kryetari i Turqisë. Rexhep Tayyip Erdoğan deklaroi se “Netanyahu dhe bashkëpunëtorët në gjenocid do të …