Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot, në Srasburg, voton për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, sot me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, pritet ta miratojë  rekomandimin për Këshillin Ministror për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës. Nëse votimi përfundon me sukses, do të hapet rruga për hapin final, vendimin e Këshillit Ministror, i cili do të ketë mundësinë e parë për të vendosur në agjendë anëtarësimin e Kosovës në ditën e sotme, kur Këshilli i Evropës shënon 75-vjetorin e themelimit.

Kontrolloni gjithashtu

Sylë Ukshini: Ideologjia serbomadhe nuk është zhdukur me përfundimin e regjimit të Slobodan Millosheviqit

Historiani dhe diplomati Sylë Ukshini ka vlerësuar se ideologjia serbomadhe e artikuluar në Memorandumin e …