Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi optimiste për votimin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Deputetja e PDK-së-së, Ariana Musliu-Shoshi është shprehur optimist për votimin e sotëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Ajo ka bërë me dije se raporti i Dora Bakojanis pritet të kalojë pa ndonjë problem. Megjithatë, ajo nuk ka shprehur të njëjtën siguri për votimin në Komitetin e Ministrave, që pritet të ndodhë në muajin e kaluar. Ariana Musliu-Shoshi  ka thënë se shtetet mike duan një garanci e nga Qeveria e Kosovës drejt themelimit të Asociacionit. Fillimisht dua të jem e qartë që në Asamble të Këshillit ky nuk është kushti i kërkuar sepse me angazhimin e lobimin tonë si deputetë kemi arritur që të i bindim deputetët që kjo është çështje e dialogut. Sidoqoftë, shtet mike duan një garanci e përkushtim të Qeverisë së Kosovës drejt themelimit të Asociacionit dhe cili do të jetë versioni që do t`i bind aleatët tanë mbetet të shihet!”, ka thënë Ariana Musliu-Shoshi për mediet.

Kontrolloni gjithashtu

Turqia e vlerëson vendimin e gjykatës së BE-së si një sulm ndaj të drejtave të grave myslimane

Rexhep Tajip Erdoğan: Netanyahu dhe bashkëpunëtorët në gjenocid do të japin llogari për çdo pikë gjaku që kanë derdhur

Kryetari i Turqisë. Rexhep Tayyip Erdoğan deklaroi se “Netanyahu dhe bashkëpunëtorët në gjenocid do të …