Zëvendësdrejtoresha e Zyrës së Sekretarit amerikan të Shtetit për Çështjet Globale të Grave, Katrina Fotovat ka deklaruar se mbështetja për zyrtarët e zbatimit të ligjit, mbështetja dhe trajnimet për prokurorët dhe gjyqtarët, se si ta trajtojnë dhunën me bazë gjinore, mund ta ndihmojnë Kosovën në luftimin e kësaj dukurie. Zonja Fotovat po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, të organizuar nga zonja, Vjosa Osmani. Në ditën e dytë të këtij forumi, në Kosovë është vrarë edhe një grua – e dyta brenda pesë ditësh. Për të dyja rastet, të dyshuar kryesorë janë burrat e tyre. Zyrtarja e lartë amerikane, zonja Fotovat gjithashtu, thekson rëndësinë e dialogut me familjet dhe të përfshirjes së burrave në diskutim.
Kontrolloni gjithashtu
Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
