Avdullah Hoti: Marrëveshja e Albin Kurtit është më shumë se asociacion, ajo përmban autonomi për serbët në Kosovë

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, i cili ka shkruar  të premten për marrëveshjen e vitit 2013 të nënshkruar nga Hashim Thaçi, Ivica Daçiq, dhe më pas të vitit 2015 nga Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiq. Ai ka thënë se marrëveshja e Kurtit përmban autonomi për serbët në Kosovë. “Nga negociatat për njohje të ndërsjellë te dorëzimi i autonomisë. Postimi i fundit i kryeministrit lidhur me marrëveshjet e kaluara është ‘hedhje hi syve’ për qytetarët.  Marrëveshja e vitit 2015 është bërë në dakordim me miqtë dhe ka siguruar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të çdo drafti të asociacionit.  Ndërkaq, marrëveshja e Kurtit e vitit të kaluar në Bruksel dhe Ohër e përmban autonominë për serbët”, ka shkruar Hoti në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …