Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari nuk ka pranuar të flasë lidhur me hetimet që ia ka bërë Prokuroria për rezervat shtetërore

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka pyetur ministren e Tregtisë, Rozeta Hajdari se a është intervistuar nga Prokuroria Speciale në lidhje me rastin e rezervave shtetërore. Në Komisionin për Integrime Evropiane, ministrja Hajdari gjatë raportimit të saj nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjen e deputetes së LDK-së me arsyetimin se Krasniqi nuk është prokurore. Krasniqi është përgjigjur duke thënë se “prokurore nuk jam, por kryetare e komisionit dhe kam të drejtë të bëj të tilla pyetje”. Edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se po të ishte në vendin e ministres Hajdari do të kishte dhënë dorëheqje. “Pse nuk po jepni dorëheqje Zonja Hajdari, nuk duhet të ishit këtu, kur keni me ofruar dorëheqje”, ka thënë ajo. Por, pyetjeve të tilla, ministrja Hajdari u është përgjigjur duke thënë se për dorëheqjen e saj vendos vetëm kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …