Elbert krasniqi

Krasniqi: Lista Serbe dëshiron të ketë monopol mbi politikën e komunitetit serb në Kosovë

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka vlerësuar se Lista Serbe, e cila kontrollohet nga Beogradi zyrtar, dëshiron të ketë “monopol” mbi politikën e komunitetit serb në Kosovë. Ai tha se procesi i votimit në katër komunat në veri të Kosovës po zhvillohet qetë dhe mirë ndërsa duke komentuar bojkotimin e këtij procesi, theksoi se “Lista Serbe” i shohin institucionet vetëm për vete dhe jo për qytetarët. “Ata vazhdojnë t’i kenë ulëset e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës dhe mos t’i përfaqësojnë interesat e qytetarëve, mirëpo t’i marrin pagat e Kuvendit të Kosovës. Tashmë qytetarët, edhe me votim, deklarojnë nëse janë për largimin e kryetarëve ose jo” theksoi ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniq.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …