Hakan Fidan: Pushtimi i territoreve palestineze nga Izraeli është shkaku kryesor i destabilitetit në Lindjen e Mesme

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, ka deklaruar se pushtimi i territoreve palestineze nga Izraeli është një nga shkaqet kryesore të destabilitetit në rajonin e Lindjes së Mesme, raporton Anadolu. Duke folur në një konferencë të përbashkët për media në Istanbul me homologun e tij egjiptian, Sameh Shukri, ministri turk tha se çështja e Palestinës mund të shkaktojë problem global. Bashkëpunimi midis Egjiptit dhe Turqinë  është jashtëzakonisht i dobishëm për popujt tanë dhe rajonin”, shtoi ministri  Fidan. Duke shpërfillur vendimin e përkohshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Izraeli vazhdon sulmet në Rripin e Gazës, ku që nga 7 tetori të paktën 34 mijë e 49 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe 76 mijë e 901 të tjerë janë plagosur. Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në muajin janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet e gjenocidit dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …