Në Gjykatën Speciale, në Hagë, vazhdon të merret në pyetje dëshmitari i 54-të i Zyrës së Prokurorit, kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale  në Hagë, po vazhdon të merret në pyetje  dëshmitari i 54 i Zyrës së Prokurorit, në rastin e paragjykuar penal kundër kreut të luftës së UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Ky, është si zakonisht dëshmitar i  mbrojtur në këtë rast gjyqësor, ndërsa dëshmia e tij është duke u dëgjuar në seancë të mbyllur për publikun. Sipas kryetarit të trupit gjykues, arsyeja e mbylljes së seancës ndërlidhet me mbrojtjen e dëshmitarit. Sot para fillimit të seancës, trupi gjykues, pranoi në prova materiale disa deklarata të dëshmitarëve përmes audio-incizimeve. Sipas tij, pasi është konstatuar se deklaratat janë të pranueshme, ata i kanë pranuar në prova materiale dhe kanë kërkuar nga Zyra Administrative që të iu caktojë audio-incizimeve numrin përkatës. Sipas kryetarit të trupit gjykues, ndryshe nga herët e tjera, në këtë seancë gjyqësore janë të pranishëm fizikisht të gjithë të pandehurit.

Kontrolloni gjithashtu

Pas tre bllokimeve të Listës Serbe, Kryeministri ndërron narrativën dhe zbut akuzat

Tri herë brenda këtij viti Vetëvendosje inskenoi të njëjtin skenar politik: bllokimin e Listës Serbe …