Kryetari Latifi, priti në takim grupin koordinues për infrastrukturë sportive

Kryetari i  komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi, priti në takim grupin koordinues për infrastrukturën sportive në Republikën e Kosovës, të kryesuar nga z. Florim Kryeziu me kolegë, me të cilët diskutuan për stadiumin e qytetit në Rahovec. Komuna e Rahovecit i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sa i përket vendit ku do të ndërtohet stadiumi, dhe dokumentacioni i nevojshëm është dorëzuar në MKRS. Kërkoi nga grupi koordinues që stadiumi në Rahovec të jetë modern, i kategorisë 2+, me kapacitet prej 8000 ulësesh.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi priti në takim Ef. Shani Sylkën, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Rahovec

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka pritur të mërkurën në një takim, …