leoni

Kryetari Aliu pret në takim bibliotekistin Avni Sadiku

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu ka pritur në takim bibliotekistin Avni Sadiku pikërisht në ditën ndërkombëtare të librit. Ai ka shkruar :”Avniun e njeh i gjithë Ferizaj, veçanërisht studentët, lexuesit, pasionantët e fjalës së shkruar dhe librit. Avniu për dekada dha më të mirën nga vetja, nuk u kursye për asnjë çast duke i shërbyer librit e lexuesve në Bibliotekën e Qytetit “Sadik Tafarshiku”. Ai gjithnjë kishte librin, zemrën plot e buzëqeshjen për t’i shërbyer lexuesve. Sot, kur po shënojmë Ditën Botërore të Librit, kafen e mëngjesit e pimë bashkë me Avniun ku i dhuruam ne, librin me të dhëna historike për Ferizajn, si shenjë mirënjohje e vlerësim për punën e tij shembullore, zellin e rrallë e shërbimin fisnik që i bëri për dekada librit e lexuesve në Ferizaj. Avni Sadiku, bashkëqytetari ynë shembullor është vlerë jo vetëm e botës së librit por me urtësinë e tij e kontributin edhe e çdo pore të shoqërisë. Urime Dita Botërore e Librit!”

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së III – 1973/1974 të Gjimnazit në Viti

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së …