leoni

Albin Kurti: Në takimin me kryetarin francez, Emmanuel Macron nuk kishte zotim që do të ketë liberalizim të vizave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e Francës, Emmanuel Macron

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  ditë më parë, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron. Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi për media ka ndarë detaje nga kjo bisedë. Sipas njoftimit thuhet se gjatë kësaj bisede, kryeministri Kurti falënderoi presidentin francez dhe Republikën e Francës për mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës. Kryeministri, Albin Kurti shprehu besimin e tij se Franca do të vazhdojë ta mbështesë anëtarësim e Kosovës në Këshillin e Evropës, pa parakushte shtesë, në përputhje me opinionin e Asamblesë së Këshillit të Evropës dhe votën historike të 16 prillit. Ai theksoi se Kosova meriton anëtarësimin mbi bazën e performances dhe arritjeve në zhvillimin e demokracisë, të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit, në akord me vlerat dhe politikat perëndimore, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Lumir Abdixhiku: Refuzimi i VV-së nuk është inat politik, por interes kombëtar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër nga Spanja ndaj përpjekjeve …