Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk, Ozkan Ulutash, ka qëndruar në një vizitë zyrtare, në selinë e NATO-s, në Bruksel

Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk, Ozkan Ulutash, ka qëndruar në një vizitë zyrtare, në selinë e NATO-s, në Bruksel

Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk, Ozkan Ulutash, ka qëndruar në një vizitë zyrtare në selinë e NATO-s, në Bruksel. Ai ka zhvilluar bisedime  me zyrtarë të lartë civilë dhe ushtarakë të NATO-s, si me Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg, dhe me ambasadorë nga të gjitha vendet që kontribuojnë me trupa në misionin e  KFOR-it, në Kosovë. Ai thotë se nga kjo vizitë,  i kam  marrë disa mesazhe të cilat i  dëgjova  me zë të lartë dhe të qartë në të gjitha takimet që i mbajta, në Bruksel. Mesazhi i parë,  ishte që aleatët dhe partnerët e NATO-s mbështesin plotësisht përpjekjet e KFOR-it për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. Mesazh tjetër  ishte që KFOR-i është misioni më i gjatë dhe tani më i madh i NATO-s dhe përfaqëson një demonstrim konkret dhe të prekshëm të përkushtimit të palëkundur të NATO-s për stabilitetin rajonal, ka saktësuar, Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk, Ozkan Ulutash.

Kontrolloni gjithashtu

Policia në Paris hyri të premten në universitetin e qytetit dhe largoi studentë aktivistë që kishin pushtuar ndërtesat

Policia në Paris hyri të premten në universitetin e qytetit dhe largoi studentë aktivistë që kishin pushtuar ndërtesat

Policia në Paris hyri të premten në universitetin e qytetit dhe largoi studentë aktivistë që …