Ministrja Dhurata Hoxha

Dhurata Hoxha ministre e Drejtësisë

Partia Demokratike e Kosovës në një konferencë për media, ka publikuar lajmin se  ministre e Drejtësisë, në Qeverinë e Kosovës, nga radhët e kësaj  partie do të jetë, Dhurata Hoxha. Hajredin Kuçi, zëvendës-kryeministër, si dhe për tetë vjet ministër i Drejtësisë ka konfirmuar këtë lajm. PDK-ja më parë kishte propozuar për ministër të Drejtësisë, Gani Kocin, për të cilin jo zyrtarisht thuhet se e kishte refuzuar kryeministri Isa Mustafa, meqë Gani Koci ka qenë epror i UÇK-së dhe ka mbajtur dhjetë vjet burg për Kosovën Republikë në kohën kur komunisti titist, Isa Mustafa, ishte në kulm të karrierës së tij politike në Komitetin e Prishtinës  duke diferencuar shqiptarë nacionalistë e irredentistë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …