Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e punës së institucionit në aspektin e mbikëqyrjes së institucioneve. Gashi theksoi se, në vend që Kuvendi të funksionojë si një institucion mbikëqyrës, shumica parlamentare ka penguar me qëllim punën e tij në këtë drejtim. Ky institucion më së paku është institucion përfaqësues, shumë pak është institucion mbikëqyrës, sepse qëllimisht kjo shumicë parlamentare ka pamundësuar funksionin mbikëqyrës të këtij kuvendi, duke sabotuar çdo punë që ka të bëjë me mbikëqyrjen institucionale, edhe pse njëra prej shtyllave kryesore të parlamentarizmit është  për ta rritur shkallën e mos besueshmërisë dhe konfliktit brenda këtij institucioni. Ky është Parlamenti që ju udhëhiqni, kjo është shumica parlamentare që ju keni, tha mes tjerash, kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …