Dy shtetet ndër më mëkataret ndaj shqiptarëve në përgjithësi, Franca dhe Gjermania nuk pritet ta zgjidhin çështjen tonë kombëtare

Franca kërkon të shtyhet vendimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Sipas burimeve diplomatike të Albanian Post, Qeveria e Francës ka bërë një demarsh te vendet anëtare të Këshillit të Evropës, duke kërkuar shtyrjen e vendimit për anëtarësimin e  Kosovës në këtë organizatë. Fushata për anëtarësimin e Kosovës ka ndeshur në refuzimin e vazhdueshëm të Qeverisë së Kosovës për të lidhur çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Megjithatë, vende si Franca dhe Italia kanë insistuar që fillimi i hapat për zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin të jetë një kusht paraprak për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Sot pritet që ambasadorët e vendeve anëtare të Këshillit të Evropës të mbajnë një takim para takimit të ministrave, ku pritet të merret vendimi për Kosovën. Edhe pse qëndrimi i Gjermanisë nuk është bërë i qartë deri më tani, duket se edhe Gjermania po e mban qëndrimin se Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë hapa konkretë në çështjen e Asociacionit për të përfituar anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Shtuni: Kosova duhet të ndryshojë qasje ndaj SHBA-së dhe të dalë nga vetë-hipnoza politike

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sigurisë, Adrian Shtuni, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në …