Lekaj

Lekaj: Gjykoni drejt për hir të interesave kombëtare

Pal Lekaj kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të mos e përkrahin e ratifikojnë këtë formë të demarkacionit me Malin e Zi. Në shkresën e tij, ai u bën thirrje deputetëve  interesi kombëtar nuk do të duhej të negociohet. Kolegë deputetë, gjykoni drejt, për hir të interesave Kombëtare, lërini anash interesat e politikës ditore. Mos tentoni të mbani pushtetin duke ju përshtatur të tjerëve, por bëjeni këtë duke qenë në anën e popullit dhe territorit të vendit, për çka edhe jeni betuar. Nëse mendoni se duke e ratifikuar një marrëveshje të dëmshme për vendin, do të qëndroni gjatë në pushtet, ndoshta në kuptimin politik edhe keni të drejtë, por natyra i ka rregullat e saj, e kur s’do të jeni më as në kolltukët e pushtetit e as në këtë jetë…gjeneratat do t’u gjykojnë për tradhtarë, me të drejtë, thuhet në kërkesën publike te deputetit Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj: Gjykata Speciale nuk është duke garantuar gjykim të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së

Gjykata e Hagës ka njoftuar se nuk ka vende për të gjithë të interesuarit për të marr pjesë në seanca

Gjykata e Hagës ka njoftuar se nuk ka vende për të gjithë të interesuarit për …