Më 21 maj Prokuroria duhet të dorëzojë listën e reduktuar të dëshmitarëve, thotë kryegjyqtari, Charles Smith

Kryetari i trupit gjykues të Gjykatës Speciale, Charles Smith, në një fjalim për mediat, konfirmoi se më 21 maj Prokuroria duhet të dorëzojë listën e reduktuar të dëshmitarëve. Deri më tash, në të gjitha formatet, kanë dhënë dëshminë e tyre mbi 100 dëshmitarë. 60 prej tyre kanë qenë në gjykatë, kurse të tjerët kanë dhënë dëshmi në formë të shkruar ose kanë qenë dëshmitarë të vdekur ose të sëmurë. Numri i dëshmitarëve të Prokurorisë ka qenë 105, duke përfshirë këtu edhe 6 të fundit. Smith  theksoi se është me interes që procesi gjyqësor të jetë i drejtë dhe i shpejtë dhe falënderoi të gjithë për bashkëpunimin në procesin gjyqësor.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …