Raportimi i drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në Komisionin për Siguri e Mbrojte, ka shkaktuar tensione

Raportimi i drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha në Komisionin për Siguri dhe Mbrojte, ka shkaktuar dhe ka nxitur  tensione. Kryetari i këtij komisioni, deputeti i AAK-së,  Bekë Berisha ka pyetur drejtorin Hoxha për raportimet në media lidhur me ndryshimet e bëra tek Njësia e Hetimeve në Polici, për largimin e shefit të Task Forcës Antikorrupsion, Shemsi Haziri, duke e zëvendësuar këtë të fundit me Betim Berishën, i cili është i afërt i ministrit, Xhelal Sveçla. Në këtë rast, Bekë Berisha përmendi hetimet ndaj Martin Berishajt. Majori  i policisë, Shemsi Haziri kishte qenë tri herë në takime, dy herë në Malin e Zi, dhe një herë në Slloveni për rastin e  pretenduar të korrupsionit të Martin Berishës. Dhe pas kthimit të majorit nga Mali i Zi, herën e fundit ka ndodhur transferimi. Ky paska qenë pikë kontakti i vetëm me hetuesinë e Malit të Zi dhe ky për atë arsye është larguar nga Betimi. Pastaj i keni thënë ju drejtor, ‘ti duhet të hiqesh prej këtu’. Nënkuptohet prej presionit politik, në fakt edhe kështu funksionon politika përmes drejtorit”, theksoi Bekë Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …