Kisha serbe

Nesër do të fillojnë gërmimet në kompleksin e Universitetit të Prishtinës

Në kompleksin e Universitetit të Prishtinës, te Kisha serbe e kohës së regjimit pushtues të Milosheviqit, nesër do të fillojnë gërmimet, meqë dyshohet  për një varrezë masive, ku serbët kanë varrosur viktimat shqiptarë. Gërmimet janë paraparë të zgjasin dy ditë. Drejtori i Departamentit për Mjekësi Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka thënë se do të punojmë së bashku me ekspertët e EULEX-it, i pranishëm do të jetë edhe delegacioni nga Serbia, me kërkesën e tyre. Së bashku me ta punojmë 17 vjet dhe kanë shpreh dëshirën të jenë këtu. Prokurori dhe komisioni e kanë pranuar. Gërmimet vijnë pas informatave të dy qytetarëve të ndryshëm që thonë se gjatë vitit 1999 kanë parë forcat serbe duke gërmuar në këtë lokacion.

Kontrolloni gjithashtu

Në samitin e NATO-s do të diskutohet për një gamë të gjerë temash, por që pritet që të dominojë çështja e Ukrainës

NATO riafirmon rëndësinë strategjike të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor

Që nga nisja e pushtimit të plotë rus të Ukrainës, Kosova ka intensifikuar kërkesat për …