Nga përplasja e dy trenave në Itali 20 udhëtarë kanë vdekur dhe 34 të plagosur

Nga përplasja e dy trenave në Itali 20 udhëtarë kanë vdekur dhe 34 të plagosur

Një përplasje ballë për ballë  mes dy trenave që po udhëtonin në drejtime të kundërta por në të njëjtin binar është verifikuar në Pulia të Italisë. Mediat lokale flasin për 20 persona të vdekur dhe 34 të plagosur, ndërkohë që skuadrat e zjarrfikësve po punojnë për të nxjerrë nga rrënojat personat e bllokuar dhe dyshohet që mund të ketë të tjera viktima. Sipas autoriteteve lokale, 4 të plagosur janë në gjendje të rëndë. Bilanci fillestar fliste për 11 viktima, por zyrtarët u shprehën të vetëdijshëm se ai mund të rëndohej. “Besoj se ka shumë të vdekur”, deklaroi më herët komandanti i seksionit të Rojave Ubrane të lokalitetit të Andrias, Rikardo Zingaro.  “Ka qenë një përplasje ballore në një binar të vetëm, disa vagonë janë shkatërruar dhe ekipet e shpëtimit po nxjerrin trupat e bllokuar. Druhem se ka ende të vdekur, por ka edhe shumë të plagosur”, tha zyrtari.  Incidenti ka ndodhur në një fshat mes lokaliteteve Ruvo dhe Korato. Nga rrënojat ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë një fëmijë fare të mitur, që për fat të mirë ka qenë ende në jetë dhe është transportuar me helikopter në spital.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …