Rama: Shqiptarët nuk janë më të ardhurit e leckosur nga malet, por përfaqësues krenarë të një vendi që është Shqipëria jonë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vlerësuar lart kontributin dhe rolin e diasporës shqiptare në Greqi dhe ka theksuar se është krenar me të arriturat e tyre. “Jeni bërë shëmbëlltyra e krenarisë së atdheut tonë në këtë pjesë të Europës. Disa këtu në Greqi u çuditën, të tjerë u mërzitën, ndonjë edhe tha se unë nuk duhet të vija për vizitë tek ju, por mbase kur ta shohin këtë shfaqje gëzimi familjarë ata do të kuptojnë që unë nuk kam ardhur që të takohem me shërbëtorët e tyre të dikurshëm, por kam ardhur që të çmallem me të zotët e barabartë të kësaj shtëpie. Shqiptarët nuk janë më të ardhurit e leckosur nga malet, por përfaqësues krenarë të një vendi që është Shqipëria jonë. Shqipëria e ka ngritur më në fund kokën e ulur nga dhuna dhe i sheh të gjithë sot drejt e në sy me respekt të gjithë”, ka theksuar mes tjerash, kryeministri, Edi Rama. Pas kësaj vizite, ai do të udhëtoi edhe në qendra të shteteve të ndryshme perëndimore për t’u takuar me diasporën shqiptare që jetojnë dhe punojnë në këto vende.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

KDI: Ish-ministrat e Vetëvendosjes nuk janë larguar nga pushteti – po sigurojnë terren për pas-qeverisje

Eugen Cakolli, nga KDI, ka ngritur shqetësime serioze për mënyrën se si po menaxhohet pushteti …