leoni

Enver Hoxhaj

Zvogëlimi i numrit të ministrive në Qeverinë e Kosovës do të ndodh shumë shpejtë

Zvogëlimi i numrit të ministrive në Qeverinë e Kosovës do të ndodh shumë shpejtë. Ministritë e para  që do t’i nënshtrohen këtij procesi janë Ministria e Diasporës, Ministria e Dialogut dhe ajo e Integrimeve Europiane, të cilat do të shkrihen në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Enver Hoxhajt. Qeveria e Kosovës do t’i nënshtrohet zvogëlimit të numrit të ministrive të saj, në mënyrë që të shmangen shpenzimet dhe që qeveria të jetë sa më efikase, të përfshihen kuadro të reja si dhe të përshpejtohen proceset reformuese. Burime jo zyrtare brenda koalicionit qeverisës, bëjnë të ditur se me shkrirjen e këtyre ministrive në MPJ, ministria e Enver Hoxhajt do të ketë rol dhe funksion shumë më të madh në të gjitha proceset e politikës së jashtme, dialogut dhe ato integruese të Kosovës. Propozimi për zvogëlimin e numrit të ministrive dhe diskutimet janë duke ndodhur tani brenda partnerit të koalicionit dhe ka përkrahje ndërkombëtare.  Kryeministri Mustafa edhe zyrtarisht ka paralajmëruar zvogëlimin e kabinetit qeveritar, ndërsa të njëjtën gjë sot e ka konfirmuar para gazetarëve edhe zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …