Ejup Maqedonci: Në Londër kemi diskutuar për zhvillimet në fushën e mbrojtjes dhe marrëdhëniet e mira me Anglinë

Ministri iMbrojtjes, Ejup Maqedonci u prit në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër, nga ambasadori, Ilir Kapiti dhe stafi i Ambasadës. Ministri takoi bashkatdhetarët e tij për të biseduar për zhvillimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në Kosovë. Ai  i njoftoi bashkatdhetarët për mbështetjen që Qeveria e Kosovës po jep për ndërtimin e ushtrisë dhe kapaciteteve mbrojtëse të vendit. Diskutimet përshkruan edhe marrëdhëniet e mira që janë kultivuar ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes. Maqedonci theksoi rëndësinë e mërgatës në zhvillimin e Kosovës dhe rolin e tyre të rëndësishëm në këtë proces.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …