Komuna e Vitisë, shumë afër sigurimit të ujit të pijshëm për shumë fshatra

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka pritur sot në takim përfaqësues të Bankës Botërore në Kosovë dhe nga Kompania Regjionale e Ujërave “Hidromorava”- Gjilan. Me këtë rast, është folur rreth projektit madhorë nga Banka Botërore, ku Vitia është pretendente e fitimit të këtij fondi për sigurimin e ujit të pijshëm dhe rritjen e kapaciteteve të furnizimit më ujë, në lokalitetet e ndryshme të kësaj komune. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, bëri me dije se komuna e Vitisë është duke bërë përgatitjet finale për nënshkrimin e këtij projekti jetik për këtë komunë. Përndryshe, ky projekt kap vlerën mbi 3 milion euro, aq sa është edhe vet buxheti i investimeve kapitale për këtë vit.

Kontrolloni gjithashtu

Shpërndahen 100 pako ushqimore për 100 familje në nevojë

Në kuadër të mbështetjes së familjeve në nevojë, sot janë shpërndarë 100 pako ushqimore për …