Në Viti u shënua Dita Botërore e Mjekut Familjarë dhe Hipertensionit

Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në bashkëpunim me QKMF-në e Vitisë, sot kanë shënuar Ditën Botërore të Mjekut Familjarë dhe Hipertensionit. Në shënimin e kësaj dite, ekipi i QKMF-së së Vitisë, ka zhvilluar sot një aktivitet në sheshin e qytetit, ku qytetarët kanë mundur nga afër të marrin këshilla të ndryshme mjekësore dhe ta bëjnë matjen e tensionit. Këtë aktivitet e ka vizituar nga afër edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe me këtë rast ai u shpreh se puna e mantelbardhëve është e shenjtë dhe jetëshpëtuese. Në këtë aktivitet, janë shpërndarë edhe fletushka me këshilla për parandalimin e hipertensionit apo shtypjen e lartë të gjakut. Mjeku familjarë, jep këshilla dhe ofron ndihmë për të gjitha sëmundjet në përgjithësi duke u përkujdesur në vazhdimësi për mbrojtjen e shëndetit, diagnostikimin e sëmundjes dhe trajtimin e pacientit, udhëzon dhe trajton në mjekimin parandalues të sëmundjes, merret me edukim dhe promovim të shëndetit si dhe kujdeset për pacientin gjatë tërë jetës së tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së III – 1973/1974 të Gjimnazit në Viti

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së …