Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku takon sot përfaqësues të bizneseve për të diskutuar për krizën aktuale në vend

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia në pushtet tashmë e ka gjetur një partner të ri

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi se pas takimit të fundit mes kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, dhe kryeministrit Albin Kurti, se partia në pushtet duket se ka gjetur një partner të ri. Kryeministri Kurti po kërkon shpërbërjen e Kuvendit për të shpërndarë përgjegjësitë e tij, pavarësisht  se problemi qëndron tek Qeveria dhe jo Kuvendi. Ai kritikoi qeverinë për dështimin në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke e quajtur një “dështim spektakolar”. Sipas tij, ky dështim ka dëmtuar besimin e aleatëve ndërkombëtarë ndaj institucioneve të Kosovës. Abdixhiku gjithashtu vlerësoi vendimin e Ramush Haradinajt për të refuzuar ftesën e kryeministrit, duke e cilësuar atë si një veprim të mençur dhe të matur.

Kontrolloni gjithashtu

Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

Vlora Çitaku: Kurti po e ndan shoqërinë në “ne” dhe “ata”, kjo është sjellje totalitare

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe …