Dhjetëra të vrarë e të plagosur nga sulmet ruse në një qendër tregtare në Khrakiv të Ukrainës

Dhjetëra të vrarë e të plagosur nga sulmet ruse në një qendër tregtare në Khrakiv të Ukrainës. Kryetari i bashkisë së Kharkivit, Ihor Terekhov ka deklruar se rreth 120 vetë gjendeshin brenda qendrës tregtare gjatë sulmit. Ai ka theksuar më tutje se sulmi kishte në shënjestër qendrën tregtare, ku kishte shumë njerëz, ky është padyshim terrorizëm. Mediet vendore njoftojmë se sulmi ka shkaktuan zjarr masiv dhe shtëllunga të mëdha tymi si pasojë e të cilave 14 persona kanë humbur jetën ndërsa 43 të tjerë janë plagosur. Në një postim në rrjetin Telegram, ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko tha se 16 persona rezultojnë ende të zhdukur. Menjëherë pas këtij sulmi ka reaguar  Organizata e Kombeve të Bashkuara, nëpërmjet koordinatores humanitare për Ukrainën, Denis Braun. “Jam e tronditur nga lajmet e tmerrshme që vijnë nga Kharkiv. Sulmet nga forcat e armatosura të Federatës Ruse kundër civilëve dhe infrastrukturës civile duhet të ndalen”, ka porositur ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Avokatit të Popullit: 1 Qershori është mundësi për të reflektuar si shoqëri për gjendjen dhe të drejtat e fëmijëve

Avokati i Popullit: Kategoria më e diskriminuar në Kosovë janë pensionistët

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka vlerësuar se kategoria më e diskriminuar në Kosovë janë …