Xhavit Haliti: U zhvillua gjithçka sipas rendit të ditës, për pranimin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Anëtari i delegacionit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Xhavit Haliti ka njoftuar se delegacioni nga vendi ynë  ka filluar festimet pas avancimit të statusit të Kosovës në këtë asamble. Gjatë votimit për këtë avancim, një votë ishte kundër dhe pati 14 abstenime. “Ishte gjithçka e planifikuar sipas rendit të ditës, nuk ka pasur debat lidhur me këtë çështje, pra nuk është lejuar debati por vetëm votimi, në votim kemi kaluar, tash jemi duke festuar, u shpreh Haliti. Ai  gjithashtu përmendi se delegacioni serb, i përbërë nga 11 anëtarë dhe i mbështetur nga Rakiqi, u largua nga mbledhja duke u fjalosur mes vete, fakt që tregon për tensionet e brendshme brenda delegacionit serb lidhur me këtë çështje.

Kontrolloni gjithashtu

LDK-ja ka kërkuar nga institucionet kompetente në Kosovë që ta shkarkojnë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Jehona Lushaku Sadriu: Ky votim është një mësim emancipues, për Albinin dhe për këdo që beson se pushteti është qëllim në vetvete

Deputetjanga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu ka shkruar se votimi I …