Partitë në pushtet kërkojnë të zhvillohet debat për Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë paralajmëruar se do të zhvillohen takime intensive të partive politike me qëllim të krijimit të një koncenzusi kombëtar për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të gjithë për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Ndërkohë, zyrtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë deklaruar se debati duhet të zhvillohet brenda institucioneve të Kosovës. Debat për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi kanë kërkuar edhe ambasadorët e disa vendeve përfshirë edhe atë të Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell. Ai  ka sugjeruar Qeverisë së Kosovës që të mos nxitojë ta paraqes në Kuvend për miratim marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi pa bërë më parë një debat të gjerë në shoqëri për këtë çështje.

Kontrolloni gjithashtu

Daniel Serwer: Kosova duhet t’i përmirësojë raportet me Kinën e shtetet e tjera

Server: Marrëveshja e vitit 2013 përfshin integrimin e serbëve në Policinë dhe në të gjitha institucionet e Kosovës

Profesori dhe analisti i  mirënjohur amerikan, Daniel Serwer ka vlerësuar se Asociacioni është pyetja e …