Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci konsideron se bashkëpunimi me Gjermaninë ka rëndësi për avansimin e Ushtrisë së Kosovës

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka biseduar me deputetin e Bundestagut gjerman, Peter Bajer, lidhur me  zhvillimet e sigurisë në Kosovë dhe rajon, duke theksuar rolin destruktiv të Serbisë në paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Ai vlerësoi partneritetin me Gjermaninë, një shtet anëtar i NATO-s, si thelbësor për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës  dhe për forcimin e paqes dhe sigurisë në vend dhe rajon. Ministri Ejup Maedonci  kërkoi që asistenca dhe bashkëpunimi me Gjermaninë të thellohet edhe më tej. Ai shtoi se bashkëpunimi me këtë shtet mik dhe përkrahës të Kosovës, është jetik për zhvillimin e mëtejshëm të ushtrisë dhe ruajtjen e stabilitetit në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Ambasadori britanik falënderon Aivo Orav për kontributin në rrugën euro-atlantike të Kosovës

Ambasadori i Mbretëria e Bashkuar në Kosova, Jonathan Hargreaves, ka shprehur mirënjohje për Aivo Orav …