MPJD e fton Agjencinë Kosovare për Inteligjencë që të vlerësojë sigurinë fizike të informacioneve

MPJD ka bërë të ditur se ka njoftuar bashkësinë ndërkombëtare për arrestimin e shtetasit të Kosovës, Tefik Mustafës në Serbi

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se ka njoftuar bashkësinë ndërkombëtare për arrestimin e shtetasit të Kosovës, Tefik Mustafës në Serbi. “Lidhur me këtë rast, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovë në Serbi menjëherë i ka njoftuar misionet diplomatike të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe dhe të shteteve tjera në Beograd si dhe i ka dërguar kërkesë zyrtare Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë për konfirmim të arrestimit dhe për ofrimin e detajeve tjera relevante, në të cilën kërkesë është përfshirë edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dënon ashpër ndalimin, arrestimin dhe keqtrajtimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të ndërmarrë hapa konkret për lirimin e menjëhershëm të qytetarit z. Tefik Mustafa dhe njëkohësisht të kërkojë përgjegjësi nga shteti serb për këto veprime arbitrare dhe destruktive dhe që bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut” thuhet në mes tjerash në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …