Jusuf Azemi

Jusuf Azemi: Qindra mijëra të rinj janë larguar nga Kosova

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, ka raportuar se qibdra  mijëra të rinj janë larguar nga Kosova në katër mujorin e parë të këtij viti, ku rreth 200 mijë prej tyre ishin punëtorë. Kemi një mungesë të madhe të punëtorëve, sidomos në sektorin e ndërtimtarisë, ku tani pagat janë mbi 600 euro, por kjo është për shkak të mungesës së punëtorëve, jo për meritë të Qeverisë, tha Azemi. Ai kritikoi Qeverinë Kurti për sanksionimin e punëtorëve teknikë, të cilët marrin një pagë prej 250 eurosh. Ai gjithashtu theksoi problemet me financimin dhe zbatimin e ligjit për organizimin sindikal, duke përmendur sfidat me pronarët e kompanive dhe mos ndihmën nga Inspektorati i Punës. Azemi shprehu shqetësim për mungesën e një marrëveshjeje kolektive për punëtorët e sektorit privat, duke theksuar se shumë punëtorë teknikë në Parlamentin e Kosovës dhe Universitetin e Prishtinës marrin paga shumë të ulëta.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …