leoni

Qeveria-Kurti ka bërë diskriminim buxhetor në komunat që i nuk i takojnë Vetëvendosjes, e cila qeveris vetëm në 4 prej tyre

Disa prej komunave të Kosovës po akuzojnë qeverinë për mungesë të mbështetjes dhe financimit në projekte të ndryshme. Në komunën e Prizrenit, Lipjanit dhe Hanit të Elezit, thonë se vështirësitë e bashkëpunimit me nivelin qendror janë të mëdha. Sipas tyre, qeveria ka bërë diskriminim buxhetor në komunat që i takojnë partive politike, të kundërta me partinë në pushtet. kryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, thotë për KosovaPress, se mbështetja e nivelit qendror për këtë komunë është shumë e vogël, krahas kërkesave dhe nevojave që i kanë.

Ai shton se burokracia në ministri të linjave po shkakton vonesa të mëdha, siç është rasti me bartjen e mjeteve buxhetore nga vitit paraprak. Nëse i referohem mbështetjes prej nivelit qendror, faktikisht prej ministrive për projekte që janë të rëndësishme në fusha të ndryshme, ka mungesë të financimit nga niveli qendror. Komuna e Prizrenit është komuna e dytë në Kosovë për nga numri i banorëve dhe për nga kërkesat dhe nevojat e shumta që ka. Në këtë kuptim mbështetja e nivelit qendror është shumë e vogël, përjashtimisht projekte që kanë filluar vite më parë dhe që realizohen tani, saktëson, Kujtim Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …