Investimet e MBPZHR-së po shtojnë prodhimin e lëndës së parë dhe cilësinë e verërave

Investimet e MBPZHR-së po shtojnë prodhimin e lëndës së parë dhe cilësinë e verërave

Gjatë fjalës para të pranishmëve në “Forumin e Verërave 2016”, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi tha se buxheti që ka ndarë ministria që ai drejton për të mbështetur këtë vit sipërfaqet me vreshta dhe përpunimin e rrushit arrin në rreth 3.7 milionë euro. Në “Forumin e Verërave 2016” më tutje u tha se investimet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes granteve investive dhe subvencioneve kanë ndikuar që të përmirësohen kushtet e punës dhe të prodhimit në shumë kompani prodhuese të verës në vend e bashkë më këtë është rritur edhe cilësia e verërave kosovare. “Forumin e Verërave 2016” është organizuar nga Shoqata e Verëtarëve të Kosovës “Enologjia” e mbështetur edhe nga MBPZHR-ja, Komuna e Rahovecit, si dhe nga GIZ-i gjerman.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …