Sot bëhen 19 vjet nga çlirimi i Kosovës dhe hyrja e forcave paqeruajtese të NATO-s

Qendra Presidenciale Clinton përkujton 25 vjetorin e Çlirimit të Kosovës

Qendra Presidenciale Clinton ka përkujtuar 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës. Kjo qendër, e cila përfaqëson një perspektivë të veçantë të punës, të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes së presidentit Bill Clinton, theksoi rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të NATO-s në çlirimin e Kosovës. Qendra Presidenciale Clinton rikujtoi se SHBA-ja, nën udhëheqjen e presidentit Bill Clinton, drejtoi një fushatë ajrore të NATO-s që dëboi me sukses forcat serbe, duke i dhënë fund një dekade shtypjeje dhe një fushate brutale të pastrimit etnik në Kosovë. “Aksioni ushtarak ndihmoi në rivendosjen e vetëqeverisjes për krahinën dhe çoi në pavarësi për Kosovën në 2008,” thuhet në postim. Në vitin 1999, kur u mor vendimi për të sulmuar caqet serbe, kryetar i Shteteve të Bashkuara ishte Bill Clinton. Vendimi i tij për të ndërhyrë ushtarakisht në konfliktin e Kosovës shënoi një moment kyç në historinë e rajonit, duke i dhënë fund luftës dhe duke hapur rrugën për një të ardhme të re për popullin e Kosovës. Përkujtimi i 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës është një dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm të kësaj qendre për të kujtuar momentet historike që kanë formuar botën e sotme.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …