leoni

Ragip Begaj

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, është shpallur i pafajshëm për “shpërdorim detyre”

Një gjykatë në Gjakovë, e ka shpallur të pafajshëm, kryetarin e komunës së Malishevës, Ragip Begajn, ka bërë të ditur avokati mbrojtës i kryetarit Begaj, Emrush Kastrati. Avokati ka deklaruar se prokurori i Prokurorisë Speciale, Haki Gecaj, kishte ngritur aktakuzën dhe kishte kërkuar dënimin e kryetarit Begaj, mirëpo faktet dhe provat e ofruara nga ana e prokurorisë, lidhur me rastin e ish drejtorit të ShFMU “Ganimete Tërbeshi” ishin të pabaza dhe gjykata sot mori vendimin e drejtë, duke e shpallur të pafajshëm kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj”. “Vlen të theksohet, se Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ishte shumë bashkëpunues me organet e drejtësisë gjatë tërë procesit, nga fillimi e deri më tani, kur edhe është shpallur i pafajshëm lidhur me akuzën për shpërdorim të detyrës zyrtare”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …