Besnik Bislimit i refuzohet pjesëmarrja në Samitin e Tiranës për shkak se niveli i tij është dytësor dhe jo i përshtatshëm

Besnik Bislimi, ka thënë se nuk do ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese një draft për Asociacionin që nuk ka nënshkrim as pronësi

Zëvendës-kryeministri Besnik Bislimi, ka thënë se nuk do ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese një draft për Asociacionin që s’ka “as nënshkrim as pronësi”. Ai e bëri këtë deklaratë derisa po komentonte kushtin e vendosur nga disa vende anëtare të Këshillit të Europës që kërkesa për anëtarësim e Kosovës të jetë e suksesshme. Kosova i ka plotësuar të gjitha kërkesat që Këshilli i Europës i ka kërkuar nga Kosova dhe Asambleja Parlamentare ka thënë se Kosova e meriton të jetë anëtare e plotë sepse i plotëson të gjitha kriteret. Pastaj ka pasë të tjera që kanë devijuar nga kërkesat e Komisionit Europian dhe të cilat janë refuzuar nga vetë Asambleja Parlamentare siç është kërkesa për dërgimin e draftit – një draft që faktikisht nuk përbën as draft as dokument dhe as nuk ka nënshkrim apo pronësi – deri në muajin e tanishëm ka disa adresa që kanë thënë se ‘ky është draft i joni’. Ne nuk dërgojmë artikuj gazetash as opinione ose drafte që nuk kanë as autorësi as pronësi në Gjykatën Kushtetuese”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …