Mr. Naim Tërnava

Tërnava: Është detyrë e jona që ta duam, ta ruajmë dhe ta mbrojmë vatanin tonë

Gjatë fjalës së tij uruese për besimtarët mysliman për festën e Kurban Bajramit, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava mes tjerash ka folur edhe për atdhedashurinë. “Është detyrë e jona që ta duam, ta ruajmë dhe ta mbrojmë vatanin tonë. Është detyrë që të bëhemi qytetarë të një vendi që jetojmë me dinjitet e për t’u bërë të tillë kërkohet që të jemi bashkë duke promovuar atë në të gjitha fushat dhe në çdo vend, por edhe Kurban Bajrami është një rast i mirë për t’iu afruar Zotit me vepra tona të mira, për ta falënderuar atë për bekimin e tij, për të pastruar shpirtin dhe zemrën. Këtë e arrijmë duke kryer vepra të mira, duke zgjatur dorën për të varfëritë dhe nevojtaret” ka porositur mes tjerash, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj: Fjalët e mia i pengojnë vetëm atyre që janë bërë vasalë

Ish-nënkryetari i OVL-UCK -së, Nasim Haradinaj, foli për rolin e ushtrisë çlirimtare të kosovës dhe …