Kryeministri Albin Kurti, ka komentuar paralajmërimet që vijnë nga Serbia e Rusia për ultimatum të ri drejtuar Kosovës

Kryeministri, Albin Kurti ju ka bërë thirrje të rinjve të komuniteteve që të aplikojnë për punësim

Kryeministri, Albin Kurti ju ka bërë thirrje të rinjve të komuniteteve që të aplikojnë për punësim në institucionet publike të Kosovës. “Ju bëj ftesë të rejave dhe të rinjve, të gjithë pjesëtarëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian që të aplikoni në thirrjet e hapura për punësim në institucionet publike të Kosovës. Takimet, bisedat e ndërveprimet e rregullta me ushtarë të FSK-së, policë të Kosovës, shërbyes civilë, e personel mjekësorë nga radhët e komuniteteve joshumicë, çdo ditë e më shumë ma thellojnë bindjen për kontributin qenësor që ata kanë për shteti, Republikën dhe shoqërinë: ka thënë mes tjerash, kryeministri, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …