Hisen Berisha

Hisen Berisha: Qeveria Kurti është fajtore për masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka fajësuar Qeverinë Kurti për masat ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës.  Masat janë shkaktuar nga vendimet politike të Qeverisë, të cilat nuk janë koordinuar me partnerët ndërkombëtarë, duke çuar në dezorganizimin e proceseve integruese të Komunitetit serb, tha Berisha. Ai paralajmëroi se muaji qershor do të jetë definues për mundësinë e masave të tjera shtesë. Sipas Berishës, BE-ja ka paralajmëruar se masat aktuale nuk do të hiqen nëse Kosova nuk përmbush detyrimet ndërkombëtare dhe shtensionon situatën në veri. Ai gjithashtu paralajmëroi se masat shtesë mund të prekin sektorët e sigurisë dhe mbrojtjes, dhe se presioni mund të intensifikohet edhe nga Amerika.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Milorad Gjokoviqin: Viktimat nuk kërkojnë hakmarrje, por drejtësi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që Milorad Gjokoviq të shpallet fajtor për krime lufte …