Josep Borrell do të presë të mërkurën një takim të nivelit të lartë të dialogut Kosovë-Serbi, në Bruksel

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell do të presë të mërkurën një takim të nivelit të lartë të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel. BE ka bërë të ditur se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Përfaqësuesi i Lartë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak do të zhvillojnë takime të ndara me liderët nga ora 15:00, pasuar më pas nga një takim i përbashkët trepalësh. Takimet do të analizojnë atë që është arritur në dialog nën udhëheqjen e Përfaqësuesit të Lartë dhe do të fokusohen në rrugën përpara”, thuhet në njoftimin e zyrës së Borrellit. Po ashtu është bërë e ditur se para dhe pas takimit do të ketë deklaratë nga Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Kurti më tha “eja me neve, përndryshe projektet do të bllokohen”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë një deklaratë të fortë duke akuzuar kryeministrin në …