Besnik Tahiri

Besnik Tahiri ka kundërshtuar sulmet ndaj sistemit të drejtësisë dhe veçanërisht kundër Gjykatës Kushtetuese

Shefi i Grupit Parlamentar të  AAK-së, Besnik Tahiri, ka kundërshtuar  sulmet kundër  sistemit të drejtësisë dhe veçanërisht kundër Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ai e ka karakterizuar këtë situatë si shumë neveritëse për shoqëritë demokratike, ku ligji duhet të jetë mbi çdo gjë. Tahiri reagoi pas deklaratave të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe zëvendësministrit Blerim Sallahu, që kanë kritikuar Gjykatën Kushtetuese. Ai gjithashtu ka vlerësuar se seanca në parlament do karakterizohet nga propozime ligjore që synojnë të kapin institucione të pavarura dhe administratën shtetërore, duke e cilësuar këtë veprim si i pa precendent dhe antidemokratik, gjë që është në kundërshtim me standardet evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …