Shefi i diplomacisë së Bashkimit Europiane, Josep Borell ka kritikuar delegacionin e Kosovës pas takimeve me Kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin serb Aleksandar Vuçiç, për dështimin e mbajtjes së një takimi trepalësh. Borrell fajësoi Kosovën për dështimin e takimit, duke theksuar se Kosova nuk ishte e gatshme për një takim trepalësh, ndërsa Serbia shprehu gatishmëri. “Fatkeqësisht, nuk pati progres në zbatimin e marrëveshjes së normalizimit,” tha ai. Borrell shpjegoi se Kryeministri Kurti paraqiti tre kushte të reja për angazhimin e mëtejshëm në procesin e normalizimit: Formalizimi i Marrëveshjes Bazë përmes nënshkrimit nga krerët respektivë, tërheqja e letrës zyrtare të dorëzuar nga ish-Kryeministrja serbe Ana Bernabiç, dhe dorëzimi i Milan Radoiçiç dhe grupit të tij paramilitar tek autoritetet kosovare. Para takimit, BE paraqiti një propozim të ri për planin e implementimit të marrëveshjes, por kushtëzimet e paraqitura penguan diskutimet mbi zbatimin e tij. Kështu, qëndrimet e palëve mbetën larg njëra-tjetrës.
Kontrolloni gjithashtu
Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun
Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …