Policia e Serbisë ka ndaluar ekipin pjesëmarrës të Kosovës në festivalin e ashtuquajtur, “Mirëdita, dobar dan!”

Policia e Serbisë ka ndaluar ekipin pjesëmarrës të Kosovës në festivalin e ashtuquajtur, “Mirëdita, dobar dan!”

Policia e Serbisë ka ndaluar ekipin pjesëmarrës të Kosovës në festivalin “Mirëdita, dobar dan!”,  pjellë dhe fundërrinë e bashkim vëllazërimit të dikurshëm. të cilët do të paraqiteshin në Beograd. Duke qenë se sot ishte paraparë hapja e edicionit të 11-të të këtij festivali, pjesëtarë të stafit organizativ dhe mediash nuk janë lejuar të vazhdojnë drejt Beogradit; kjo ende ka mbetur të konfirmohet nga raportet zyrtare. në Hapjen e edicionit të 11-të, artistët dhe autorët kosovarë do të prezantohen para audiencës së Beogradit përmes koncerteve, ekspozitave, debateve, shfaqjeve dhe filmave. Organizatorët njoftuan se festivali përfaqëson një kombinim të bashkëpunimit kulturor dhe inicimit të çështjeve të rëndësishme politike që synojnë hapjen dhe paqen pozitive midis shoqërisë serbe dhe asaj kosovare. Ndërkohë, zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq, njoftoi se Ministria e Brendshme ka lëshuar një urdhër për ndalimin e tubimit në festivalin “Mirëdita, dobar dan”. Ministria e Brendshme lëshoi urdhër për ndërprerjen e tubimit publik ‘Mirëdita, dobar dan’, për shkak se mund të rrezikojë sigurinë e njerëzve dhe pronës, por edhe rrezikon të prishë rendin publik dhe paqen në shkallë të gjerë”, tha Daçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …