Lista e Përfituesve të MKRS-së për “Art, Kulturë dhe Trashëgimi Kulturore 2024”, listë e akraballëkut dhe korrupsionit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrullah Çeku, ka publikuar listën preliminare të përfituesve në thirrjen publike për “Art, Kulturë dhe Trashëgimi Kulturore 2024”. Në krye të kësaj liste janë renditur dy organizata joqeveritare: Autostrada Biennale dhe “EC Ma Ndryshe”. Ky vendim ka ngjallur polemika, pasi Çeku ka qenë më parë Drejtor i “EC Ma Ndryshe”, ku ka qenë i angazhuar edhe vëllai i tij. Ministria ka ndarë 82 mijë euro për “EC Ma Ndryshe” për këtë vit, 85 mijë euro për vitin e ardhshëm dhe 90 mijë euro për vitin 2025, duke e çuar totalin në 257 mijë euro. Ndërkohë, Autostrada Biennale, e bashkë drejtuar nga motra e deputetit të Vetëvendosjes, Artan Abrashi, do të mbështetet me 80 mijë euro këtë vit, 85 mijë euro vitin e ardhshëm dhe 90 mijë euro në vitin 2026. Ministria dhe Çeku nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje ndaj kritikave dhe pyetjeve të ngritura nga media.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Ambasadori britanik falënderon Aivo Orav për kontributin në rrugën euro-atlantike të Kosovës

Ambasadori i Mbretëria e Bashkuar në Kosova, Jonathan Hargreaves, ka shprehur mirënjohje për Aivo Orav …